
Pasditen e sotme, në lagjen Trajanovo Trllo në Koçan u mbajt një protestë kundër ligjit të ri që parashikon konfiskimin e automjeteve të drejtuara nga persona pa leje drejtimi. Pjesëmarrësit e protestës dogjën goma në rrugën “Cvetan Dimov”, çka solli ndërprerjen e qarkullimit të trafikut, raporton Top24
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri u shua dhe protesta përfundoi. Nga institucionet kompetente u njoftua se do të veprohet në përputhje me ligjin, pasi djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve përbëjnë shkelje të rendit dhe qetësisë publike, Top24



