Maqedoni

Edhe Likova shkel vijën e kuqe! AKTUALE

Sa i takon komunave shqiptare, disa e kanë marrë veten. Shtimi natyror për disa prej tyre ka dalë nga minusi, por sërish shifrat tregojnë se vendbanimet shqiptare regjistrojnë gjithnjë e më pak lindje dhe martesa, po të krahasohen me periudhat para pandemisë. Diferencën këtë vit e bën komuna e Likovës, e cila po zvogëlohet numerikisht, duke kaluar në shtim natyror negativ. Ose minus 43 persona më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar

 

Evis HALILI

Shkup, 2 qershor – Rënia e theksuar e numrit të lindjeve në këtë fillimvit është pasqyruar me ritmet në ulje të shtimit natyror të popullsisë. Edhe pse numri i vdekjeve është ulur së tepërmi krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara gjatë pandemisë, prapëseprapë lindjet e pakta kanë rezultuar me bilanc negativ. Sipas të dhënave zyrtare gjatë tre muajve të parë të vitit popullsia është zvogëluar me 1577 persona (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve), ndërsa numri i lindjeve është rreth 9 për qind më i vogël sesa një vit më parë ( gjithsej 3656 lindje). Bashkë me reduktimin e lindjeve shifrat janë në rënie edhe për kurorëzimet (rreth 3 për qind më pak).

SHTIMI NATYROR JANAR-SHKURT-MARS 2023

Struga – 20

Likova – 43

Gostivar – 47

Kërcova – 62

Dibra – 0

Tetova – 12

Zhelina – 14

Haraçinë – 30

Saraj – 53

Çair – 62

Studeniçani – 69

Related Articles

Back to top button
Close
Close