LajmeMaqedoniTopLajm

Edhe LDK ndjek politikat e BDI-së dhe Ali Ahmetit, hapi partinë për figura të reja

Partitë e mbyllura, pa vizion dhe madje skajshmërisht të centralizuara, pa mendimin ndryshe brenda, kanë dështuar t’ia dalin dhe rëndom ata janë tretur në konkurencën e madhe politike dhe janë larguar nga skena si humbës të mëdhenj dhe madje edhe janë shuar.

Rasti i fundit ndodhi me LDK-në, kur ajo humbi frikshëm zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nga brenda ky subjekt ishte i ” mbytur” nga figura të konsumuara politike. Por poashtu është rasti i fundit po me LDK-në që në zgjedhjen e një lideri të ri, arriti t’i mund këta forca regresive që dërguan partinë më të fuqishme të Kosovës drejt një humbjeje të turpshme.

LDK pra zgjodhi një figurë të re në krye të këtij subjekti, më saktë një shpresë të re të ringritjes për sfidat e ardhshme politike në Kosovë.

Derisa LDK ishte e fundit që bëri këtë ndryshim për ta ruajtur partinë, Vetëvendosje e kishte bërë më herët në Kosovë dhe në zgjedhje voli frutet e një fitoreje të madhe plebishitare me figura të reja dhe vizione të reja drejtë politikave europiane.

Në Maqedoni këtë gjë Ali Ahmeti e kishte bërë shumë më herët, sepse për kaq vite të dominimit politik këtu, kreu i partisë më të madhe shqiptare e dalë nga lufta, ka arritur që vazhdimisht të hapë partinë për figura të reja.

Pra sot LDK, dje VV-ja fituan duke u reformuar, e duke u hapur për njerëz të rinj që është një shembull demokracie për gjithë partitë shqiptare në Ballkan.

Këtë që bëri sot LDK-ja me kryetarin e ri Lumir Abdixhikun e ka bërë Ahmeti vite më parë duke ofruar njerëz me vizione të reja e duke ia sjellë BDI-së fitore pas fitoreve.

Lumir Abdixhiku në LDK ka ardhur nga shoqëria civile dhe ai u bë deputet e më pas ministër për një periudhë të shkurtër dhe sot një i ri i cili la nën hije shumë figura të vjetra të LDK-së. Shumë veteran të LDK-së e kanë kuptuar së e ardhmja e LDK-së është e ardhme e të rinjve andaj sot ai mori besimin e gjithë veteranëve për të udhëhequr me partinë e Rugovës që nesër ndoshta mund të jetë edhe partia që do t’i fitojë zgjedhjet.

Por të njëjtën e ka bërë kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka zëvendësuar ndër vite figurat e konsumuara brenda partisë duke i zëvendësuar me njerëz të rinj, me ide të qarta, dhe të dëshmuar profesionalisht që i kanë sjellë një seri fitoresh më pas.

Edhe në zgjedhjet e fundit Parlamentare BDI arriti të ringritet nga dhjetë në 15 deputetë duke kthyer sërish elektoratin dhe fitoren e madhe sepse më shumë se 90 për qind e deputetëve të rinj nuk janë nga garnitura e kaluar.
Ali Ahmeti përvec kësaj ka mundësuar edhe një tjetër gjë: hapjen e partisë. Si askund tjetër sot nuk ke si në BDI mendim ndryshe. Dikush mund t’i merr si përplasje, por ato mbeten veprime në demokracinë e brendshme partiake që është shumë domethënëse.
Këtë shembull nuk e kanë shumë parti të tjera të cilat nuk i heqin figurat e tyre të harxhuara dhe mbesin në skenë sërish të njëjtit fytyra politike që nuk sigurojnë dot fitoren dhe madje e kërcënojnë dobësimin e një opozite të fortë për të cilën ka shumë nevojë.

Dikur BDI,sot LDK, dje VV-ja e më pas partitë tjera shqiptare do të mbesin brez pas brezi në duartë e të rinjëve me vizionte të reja e me ide të reja. Fitorja e sigurtë është gjithnjë në duartë e të rinjëve. /Top24.mk/

Related Articles

Back to top button
Close
Close