LajmeShowbiz

E tmerrshme: Ish-burri i vrau motrën dhe të fejuarin, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother!

TIRANË – Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” nuk ishte thjesht një hyrje e re, por prezantimi me një histori që ka prekur zemrat e të gjithë shikuesve. Këngëtarja Juela Nikolli, e lindur në Laç dhe e rritur në Milano, është banorja më e re e shtëpisë, por pas imazhit të saj plot jetë fshihet një dramë e rëndë familjare.

NG

Para pak vitesh, jeta e Juelës ndryshoi përgjithmonë kur i fejuari i saj u vra pak ditë para se çifti të kurorëzonte dashurinë e tyre në martesë. Ai mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, ku fatkeqësisht humbën jetën të dy.

Gjatë prezantimit, Juela hapi zemrën duke treguar se si kjo periudhë e errët e ka shndërruar në një grua më të fortë:

“MENDOJA QË DHIMBJA DO TË ISHTE E PAPËRBALLUESHME, POR DASHURIA E TIJ U BË DRITA NË MOMENTET MË TË ERRËTA. AJO FORCË MË NGRITI DHE MË MËSOI SE UNË IA DOLA,” U SHPREH KËNGËTARJA MES EMOCIONESH.

Juela deklaroi se hyrja në Big Brother është një nisje e re dhe një mënyrë për të treguar se jeta vazhdon edhe pas humbjeve më të mëdha, duke nderuar kështu besimin që i fejuari i saj kishte gjithmonë tek ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close