E pazakontë! 35-vjeçari shkon më dhimbje të forta stomaku në spital, mjekët i nxjerrin 60 objekte nga zorra

Mjekët në Indi janë tronditur, kur në spital i erdhi një pacient me dhimbje të forta barku.
“Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, arra, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.
Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit, aftësitë e kufizuara intelektuale ose skizofreninë.
Sipas mediave indiane, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit.
“Pasi kishte ngrënë sende të mprehta, kishte lëndime të rënda në stomak”, tha mjeku që e operoi.
Pacienti iu nënshtrua një operacioni tre orësh për heqjen e objekteve. Sipas mjekëve, 35-vjeçari vazhdon të jetë i intubuar dhe në gjendje kritike.




