LajmeSport

E pabesueshme, tifozët duhet të paguajnë për të marrë autograf nga Lamine Jamal!?

Te Barcelona është marrë një vendim në lidhje me autografet që superylli i futbollit, Lamine Jamal, do t’i jap për admiruesit që i ka.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se nga ky moment tifozët duhet të paguajnë para për të marrë autograf nga Jamali. Në fakt ylli i ri i Barcelonës nuk do të nënshkruajë në fanella apo diçka tjetër, kur ai të largohet nga qendra stërvitore.

Mediumi spanjoll, i afërt me klubin “blaugrana”, ka shpjeguar se Yamali është afër të nënshkruajë kontratë me një kompani që do të tregtojë artikuj të nënshkruar nga reprezentuesi i Spanjës.  Jamali ia ka shpjeguar situatën klubit dhe drejtuesit ia kanë dhënë dritën e gjelbër.

18-vjeçari i ka luajtur vetëm pesë ndeshje në këtë edicion shkaku i telasheve me lëndime, ndërsa ka realizuar dy gola e katër asistime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close