Showbiz

E nisën si shaka, Bebe Rexhës dhe David Guetta iu bëhet virale kënga që dikur e lanë në arkiv

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, muajve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo u ka thënë fansave të saj se është duke shpenzuar më shumë kohë në studio, por që herë pas here lajmërohet duke publikuar ndonjë fotografi apo video për ta.

Së fundmi, 32-vjeçarja publikoi një video-selfie të shkurtër në TikTok, duke interpretuar një pjesë të shkurtër të remiksit të këngës “Blue” që ajo e kishte realizuar me DJ David Guettan.

@davidguetta and i remixed this song years ago and we never released it. I have no idea how it made it to tik tok but i love it! Cheers! Xoxoxo 

♬ original sound – TAILS

 

Megjithatë dyshja nuk e publikuan kurrë të plotë këtë këngë, pasi e realizuan vetëm si demo për shaka në studio.

“David Guetta dhe unë e remiksuam këtë këngë disa vite më parë dhe ne kurrë nuk e publikuam atë. Unë nuk kam ide se si e bënë në TikTok por e dua. Gëzuar”, shkroi Rexha në mbishkrimin e videos.

Foto: YouTube

Por megjithëse është realizuar vetëm si shaka për demo, melodia në fjalë ka ngjallur interesim të menjëhershëm te fansat.

Videoja e cila është parë nga mbi 4.8 milionë njerëz anë e mbanë globit, ka fituar menjëherë zemrën e dashamirësve të muzikës, me shumë prej tyre që i kanë bërë thirrje që ta publikojnë menjëherë versionin e plotë të saj.

Interesimi për këtë këngë është pasqyruar edhe në platformat Google dhe YouTube, ku me të shkruar emrin e një prej artistëve, menjëherë shfaqet si sugjerim kënga “Blue (Remix)”, e që duket të jetë si rezultat i motorit të kërkimit të madh nga ana e fansave.

Foto: Google

E për disa prej thirrjeve të fansave, artistja me origjinë shqiptare pati një përgjigje në rrjetin social Twitter.

“Faleminderit bebe”, iu përgjigj ajo një fansit i cili kishte shkruar: “O Zot i madh, kjo është një bum. Të lutem, ti duhet të vësh më shumë video në TikTok”.

 

Ndërkohë një fanse e cila i kishte shkruar: “Bebe, nëse është e mundur të lutem publikoje ‘Blue (remix)’”, Rexha i është përgjigjur duke shkruar “Kurrë nuk i dihet”.

 

Bebe Rexha përndryshe numëron tri bashkëpunime shumë të suksesshme me David Guettan si kënga “Hey Mama” (bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Afrojack), “Say My Name” (bashkëpunim me J Balvin” dhe “Family” (bashkëpunim me Ty Dolla $ign dhe A Boogie Wit da Hoodie).

Related Articles

Back to top button
Close
Close