LajmeRajon

E moshuara bie nga shkallët, 28-vjeçari nga hoteli, dy të vdekur në Tiranë

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë pasditen e sotme. Policia bën me dije se një 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në rrugën ‘Ali Demi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i policisë
Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Related Articles

Back to top button
Close
Close