LajmeSport

E konfirmon ylli i kombëtares, Asani: Më kërkojnë nga gjysma e Europës, dëshiroj të transferohem në Serie A

Tre gola vendimtarë dhe dy asist në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Dy herë fitues i çmimit goli më i bukur nga UEFA. Rrjeta me peshë, që kanë nënshtruar kundërshtarë me emër si Polonia dhe Çekia. Jasir Asani është ylli i momentit të Shqipërisë, që ëndërron të luajë në Serie A italiane. Një dëshirë që mund të realizohet në merkaton e janarit.

“Më kërkojnë në Itali, Gjermani, Arabi dhe Spanjë. Në janar do të transferohem te një nga këto liga. Si çdo shqiptar, jam i fiksuar pas Serie A. Në Shqipëri, përveç klubit tonë të zemrës, të gjithë mbështesin një skuadër italiane”, tha Asani. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close