
Prokuroria Publike ka njoftuar se Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur procedurë kundër 37-vjeçarit pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – dhunë ndaj fëmijën nga neni 201 i Kodit Penal.
Ai dyshohet se më 5 prill ka ushtruar dhunë ndaj birit të tij, sa ia ka errësuar sytë, i ka shkaktuar marramendje dhe dhimbje koke.
“Më 5 prill i dyshuari ka kryer dhunë fizike dhe psiqike ndaj birit të tij të lindur në vitin 2010.
Ndaj fëmijës është sjellë në mënyrë agresive dhe është përpjekur që ta largojë nga shtëpia, ku në një moment e ka kapur për bluze në pjesën e gjoksit, e ka tërhequr dhe ka filluar të gjuajë drejt korridorit. Pas kësaj, me dorë e ka goditur në pjesën e pasme të kokës, ku i ka shkaktuar lëndim prej të cilit fëmija i dëmtuar ka ndjerë se po i errësohen sytë, marramendje dhe dhimbje koke, kurse i dyshuari ka filluar dhunshëm ta shtyjë birin drejt derës dalëse nga shtëpia”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Prokurorisë.
Nga atje njoftojnë se babai – dhunues edhe më parë është gjykuar, kurse kundër tij udhëhiqet edhe një procedurë për lëndim trupor gjatë dhunës familjare.
Dhe meqë prokurorët kanë vlerësuar se ekziston rreziku nga përsëritja e veprës, kundër babait – dhunuesit është kërkuar masë e paraburgimit.



