LajmeSport

E frikshme! Igli Tare sulmohet nga një pitbull, një prej qenve të tij ngordh…

Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe drejtor sportiv i Lazios, është sulmuar nga një qen pitbull.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje në Olgiata, aty ku Tare jeton prej kohësh me familjen e tij.

Mësohet se Tare ka qenë duke shëtitur qentë e tij kur është sulmuar nga një pitbull që kishte kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij.

“Corriere dello Sport” bën me dije se një nga qentë e tij ka ngordhur nga përleshja me pitbullin, ndërsa tjetri është plagosur. /TCH/

Related Articles

Back to top button
Close
Close