
Vrasje e rëndë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë një grua dhe më pas ka vrarë veten, raporton Periskopi.
Sipas informatave të fundit, dyshohet se i dyshuari për vrasjen në Vushtrri është Arsim Morina.
Po ashtu sipas burimeve, dyshohet se i dyshuari ka qenë fillimisht me viktimën në një veturë, i cili më pas ka ndalë veturën para furre dhe ka shtie në një nënkalim në Vushtrri, raporton Periskopi.
Periskopi ka kontaktuar edhe me Policinë, por deri më tani nuk është marrë ndonjë detaj shtesë nga ta.
Mediumi lokal veriu.info ka publikuar disa pamje të fundit, kur burri i gruas së vrarë arrin në vendgjarje.



