
Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen.
Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi do të takohen ballë për ballë këtë fundjavë për të diskutuar nga afër rinovimin e kontratës me një rritje të pagës.
Massimiliano Allegri ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se beson shumë te cilësitë e Paulo Dybalas dhe projekti i tij me bardhezinjtë do të bazohet edhe te klasi i sulmuesit argjentinas, dhe ky ndoshta është momenti i duhur për të folur për shifrat.
(BalkanWeb)



