
Të paktën dy persona humbën jetën pas sulmeve ajrore izraelite në uzinën e çimentos Bajel në Jemenin perëndimor, tha kanali televiziv Al Masirah i kontrolluar Të paktën dy persona humbën jetën pas sulmeve ajrore izraelite në uzinën e çimentos Bajel në Jemenin perëndimor, tha kanali televiziv Al Masirah i kontrolluar nga Huthitë.
Sipas kanalit, dyzet e dy persona të tjerë u plagosën
Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen, duke përfshirë portin e Hodeidës dhe fabrikën e çimentos Bajel, të hënën në mbrëmje. Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në këtë operacion izraelit kundër rebelëve Huthi, tha kanali televiziv Al Arabiya me seli në Arabinë Saudite, duke cituar një zyrtar të Pentagonit.
Një raketë e rebelëve Huthi shpërtheu pranë aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit më 4 maj, duke lënë katër persona të plagosur. Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se nuk kishin arritur ta kapnin raketën, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta bërë këtë.



