LajmeMaqedoni

Dy punonjës të A1 shpëtohen pasi mbetën të bllokuar nga bora mbi fshatin Lazaropolë

Mbrëmë (10.01), rreth orës 23:30, në SPB Tetovë është raportuar se dy punonjës të operatorit mobil A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Lazaropolë, në afërsi të stacionit bazë të operatorit, kishin mbetur të bllokuar në borë. Me personat nuk ka mundur të vendoset kontakt për shkak të mungesës së rrjetit mobil.

Menjëherë pas raportimit, rasti është përcjellë në NJPB Rostushë, pas çka janë angazhuar pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale Policore dhe të Njësisë së Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Me dy automjete terreni, të pajisura me sanie për borë dhe pajisje adekuate shpëtimi, ekipet janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sot (11.01), në orën 08:30, personat janë gjetur dhe nxjerrë me sukses, në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për personat G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët po lëviznin me një automjet terreni të tipit “VW Amarok” me targa të Shkupit.

Ata janë gjetur në lokacionin e njohur si “Koritnik”, pranë transmetuesit të rrjetit të A1, në territorin e fshatit Lazaropolë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close