
Dy protesta të ndara civile janë paralajmëruar për sot në Koçan pas tragjedisë në diskotekën “Puls”.
Nën emrin “Marshimi për Engjëjt” në orën 12:05, si simbol i reagimit të vonuar institucional, është planifikuar një marsh proteste e organizuar nga familjarët e të vdekurve në zjarrin tragjik. Vendi i tubimit është në Parkun e Revolucionit, më pas qytetarët do të drejtohen në Qendrën Tregtare, e prej aty në objektin e Komunës së Koçanit, Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.
Në njoftimin me shkrim për këtë marsh, organizatorët theksojnë se nuk është për personelin e sigurisë në diskotekë dhe qytetarët që nuk e pranojnë një indikacion të tillë nuk duhet të bashkohen.
Marshi tjetër protestues me titull “Fitimi juaj – jetët tona” është planifikuar për në orën 15:59 dhe do të ketë rrugë të ngjashme drejt institucioneve si ai i mëparshmi. Madje, në njoftimin që është publikuar në rrjetet sociale nuk thuhet se kush e organizon.



