
Dy persona nga Shkupi sot janë arrestuar në fshatin Llukovë të Strugës, për shkak të posedimit të drogës, njoftoi SPB Ohër.
Sipas informatave, rreth orës 11, pjesëtarë të policisë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim pranë Byrosë për Siguri Publike i kanë privuar nga liria P.K. (49) dhe M.K. (47), të dy nga Shkupi.
– Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre në fshatin Llukovë, të kryera me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe shiringa të mbushura me lëng, thuhet në njoftim.
Personat, siç është theksuar, janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.



