
Pa simtoma janë dy personat e identifikuar me Covid19, me varijantin Delta. Bëhet fjalë për dy anëtarë të një familje të cilët kanë bërë teste për Kovid-19 për tu kthyer në Gjermani ku jetojnë dhe punojnë. Pacientët nuk kanë pasur asnjë simtomë të sëmundjes, njoftojnë nga qendra për shëndet publik në Tetovë.
“Dy anëtarë të një familje kanë bërë test PCR për tu kthyer në Gjermani ku jetojnë dhe punojnë. Pas kësaj janë diagnostifikuar me Kovid-19 dhe me llojin Dellta. Të dy janë asimptomatik dhe është vepruar sipas procedurës paraprake, janë futur në iyolim shtëpiak. Kontaktet dhe anëtarët tjerë të familjes që janë përmendur po ashtu janë në izolim dhe të njejtit ndiqen çdo ditë”, njoftoi epidemiologu i qendrës dr.Suzana Subashiq.
Në Tetovë kemi 24 raste aktive me Kovid-19 ndërsa në spital nuk ka persona që po trajtohen.



