
Një helikopter i Maqedonisë së Veriut dhe një i Malit të Zi, pasdite do ta shuajnë zjarrin në Komunën e Sarajit te fshatrat Raoviq dhe Bukoviq, edhe pse tanimë u lokalizua në pjesën e fshatit Raoviq.
“Një pjesë e zjarrit në fshatin Raoviq në Komunën e Sarajit u lokalizua, por te fshati Bukoviq, fshati Çajlan drejt Matkës ende është aktiv. Në orët e pasditës te ky zjarr do të intervenohet edhe nga ajri me 26 njerëz, me një helikopter nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Mali i Zi”, informoi Nadica Vëçkova nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në konferencën për shtyp, që u mbajt pasdite në QMK.
Ajo theksoi se zjarri në fshatrat Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit është aktiv, por me intensitet të dobët.
“Zjarri është në terren jo të qasshëm. Në këtë moment në këtë zjarr intervenojnë ekipe nga vetaministrata lokale e Prilepit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipe të MPB-së nga Prilepi dhe Manastiri”, tha Vëçkova.



