LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi takon Luk Triangëll, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, dhe Anton Lepik, përfaqësues të Këshillit Rajonal Panevropian të Konfederatës.

Sot realizova takim me Luk Triangëll, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, dhe Anton Lepik, përfaqësues të Këshillit Rajonal Panevropian të Konfederatës.

Më paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi të sinqertë t’i përshëndes dhe të shkëmbej mendime për avancimin e dialogut social dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Në kohë sfidash serioze ekonomike, roli i sindikatave është thelbësor për ndërtimin e politikave të qëndrueshme, inkluzive dhe të drejta.

Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar fuqimisht ndaj dialogut të hapur dhe konstruktiv në kuadër të Këshillit Ekonomik Social, ku të gjithë partnerët socialë Qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit marrin pjesë në mënyrë të barabartë në krijimin e politikave ekonomike.

Mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e klimës ekonomike, mbështetjen e biznesit dhe rritjen e pagave, por kjo duhet të bazohet në parametra real ekonomikë, rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Vetëm përmes partneritetit dhe besimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë ekonomi që mundëson siguri dhe standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close