LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi demanton lajmin e publikuar në Kanal5

Ministri i Ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara nga disa media në gjuhën maqedonase duke e cilësuar si të pavërtetë lajmin se ai ka theksuar se qytetarët do të marin të ardhura nga tatimet, shkruan Top24

Lajmi me titull “Tani qytetarët e Maqedonisë do të marrin të ardhura nga tatimet: Besar Durmishi foli për sistemin e ri të kthimit të tatimeve” është plotësisht i pavërtetë dhe keqinterpreton faktet. Si ministër nuk kam bërë asnjë deklaratë të tillë dhe as nuk është diskutuar ndonjë sistem i ri për kthimin e të ardhurave nga tatimet. Ky lajm është një manipulim që synon të keqinformojë publikun dhe të shpërndajë konfuzion.
Ftojmë mediat të shmangin shpërndarjen e informacioneve të rreme dhe të bazohen vetëm në burime zyrtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close