LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi: A e ka “hup” kontrollin Ali Ahmeti?!

Kryetari i këshillit komunal të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se ministrat e tij nuk e informojnë si duhet ose e mbajnë të mjegulluar pasi Ahmeti theksoi në një tubim se “Ju kam thënë ministrave që të kujdesen për të gjithë komunat njësoj”, fillova të mendoj nëse vërtet ashtu mendon apo shtirret se nuk e din?, shkruan Top24

Postimi i plotë i Durmishit:
“Në kohën kur në partinë e tyre është trashur zullumi, Ali Ahmeti dhe Ministrat e BDI-së mundohen ta mjegullojnë të vërtetën dhe të defokusojnë opinionin. Kryetari i tyre ditë më parë në një fjalim para qytetarëve të Tetovës tha se “Ju kam thënë ministrave që të kujdesen për të gjithë komunat njësoj”, fillova të mendoj nëse vërtet ashtu mendon apo shtirret se nuk e din?
Lidhur me këtë, dje kryetari Kasami për televizionin Alsat demantoi me fakte Ahmetin se nuk është e vërtetë duke i numëruar shtypjet dhe presionet që po na bëhet si komunë e Tetovës që nga marrja e mandatit.
Hiç më larg se dje, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në malësi të Tetovës e premtoi edhe njëherë shkollën e premtuar vite me rradhë duke thënë se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me pushtetin lokal ku në këtë rast adresohej komuna e Tetovës, kurse gjoja projekti i shkollës është në përfundim.
Kur ndëgjon ministrin e Arsimit dhe Shkencës sesi pa fije turpi dje para banorëve të Sellcës thotë se është në bashkëpunim me pushtetin lokal – Tetovën, të bën të mendosh se vallë a vërtetë edhe Ali Ahmetin e gënjejnë kështu apo thjeshtë edhe liderin e tyre e mbajnë ashtu në mjegulla dhe i’a kanë “hup” kontrollin.
Unë publikisht edhe njëherë njoftojë qytetarët se ministrat e BDI-së aspak nuk e respektojnë komunën e Tetovës dhe leje më që të kenë komunikim të rregullt, këtë tanimë e din çdo qytetarë i Tetovës, por përkundrazi, ata na bllokojnë në çdo mënyrë të mundshme që ne të mos mundemi të punojmë për qytetarë tanë, por e kanë gabim se ne asnjëherë nuk do të ndalemi dhe për punën tonë e treguan qytetarët me votë në zgjedhjet për këshillin e Tetovës.
Ata dihet se kanë gënjyer popullin këto 20 vjet, kjo shihet se nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por tani kanë filluar ta gënjejnë edhe kryetarin e tyre, me kryetarin i gënjejnë edhe qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close