LajmeShowbiz

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living Day: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-fermeri Klod Dedja ishte i ftuar në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus, ku komentoi zhvillimet e fundit dhe eksperiencën e tij në Ferma VIP.

Gjatë intervistës me moderatoren Brunilda Lahe, Dedja u ndal edhe te debatet në spektakël, duke kritikuar ashpër sjelljen e Mimoza Ahmetit.

“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet. Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por…. Kjo është edhe një brez shumë agresiv, me gjithë respektin. Ka një lloj agresiviteti, se ata ishin brezi i fundit, ata e pësuan. Se jetuan shumë komunizmin, por kur ishin 20 vjeç, ata spiunonin njëri-tjetrin, futnin në burg njëri-tjetrin dhe dashuroheshin mbrapa ferrave”, u shpreh ai për Moza Ahmeti.

Ndër të tjera, ish-fermeri foli edhe për jetën personale, duke treguar se ka plane për të krijuar familje.

“Po, e kemi menduar shumë fort të kemi një fëmijë. Sigurisht që kemi dëshirë. Ku ka dashuri, është mirë të ketë edhe fëmijë. Po, në të ardhmen”, tha Dedja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close