LajmeShowbiz

Dua Lipa tregon si komentet negative e nxitën të ecte përpara

Dua Lipa ka disa fjalë për komentet negative.

Në një intervistë me Zane Low e të transmetuar në Apple Music 1 të mërkurën, më 1 maj, këngëtarja 29 vjeçare foli për marrëdhëniet me njerëzit që e kanë kritikuar publikisht gjatë viteve.

“Unë mendoj se çdo gjë vjen në faza,” i tha ajo prezantuesit. “Mund të ketë një moment kur njerëzit të duan vërtet dhe ti ndihesh e vlerë suar dhe do të thuash: “Oh, kjo është e mrekullueshme”. Sidomos në fillim isha duke bërë intervista dhe njerëzit më pyesnin: ‘Si ia dilni me urrejtjen?’ Dhe unë i thoja: “Unë nuk kam ndonjë urrejtje të madhe.” Dhe më pas kjo ndryshoi shumë shpejt”.

Lipa kujtoi se kishte përjetuar urrejtje kur fitoi Grammy për artistin e ri më të mirë në 2019.

“Kishte njerëz në internet që thoshin, “Ajo nuk e meriton këtë. Ajo nuk ka prezencë në skenë. Ajo nuk mund ta bëjë këtë. Ajo nuk do të jetë këtu vitin e ardhshëm.” kujton ylli i popit. “Kishte shumë të tilla. Kjo më ka ushqyer në një farë mënyre.”

Megjithatë, Lipa është përpjekur të mos “përdor kritikat si hakmarrje” dhe në vend të kësaj përpiqet të “bëjë një hap prapa” kur sheh komente negative.

“Unë thjesht them ‘OK, e gjithë kjo është zhurmë në sfond dhe unë duhet të qëndroj në rrugën time, sepse çdo herë që dikush ka dyshuar tek unë, unë i kam vërtetuar se e kanë gabim. Dhe mua, kjo më nxit. Kjo po më shtyn të jem më mirë, të punoj shumë duke u vërtetuar njerëzve se e kanë gabim”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close