LajmeMaqedoni

Druri bie mbi një 86-vjeçare nga Shkupi, ndërsa brenda çantës së saj gjendet një mjet shpërthyes

Një 86-vjeçare nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi mbi të ka rënë një pemë në zonën e Karposhit, ndërsa gjatë kërkimit të çantës së saj është gjetur edhe një mjet shpërthyes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

​Sipas MPB-së, ngjarja është denoncuar më 20 korrik rreth orës 20:25 në SPB Shkup. Pasi pema kishte rënë, K.M. (86) nga Shkupi është dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naumi i Ohrit“, ku i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
​Në ndërkohë, një qytetar i cili po kërkonte çantën e gruas së lënduar ka gjetur një mjet shpërthyes. Ai më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për procedurë të mëtejshme.
​Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa organet kompetente po marrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close