
Drejtori i agjensisë së pronës së Konfiskuar, Drtiton Nebiu në kuadër të aktiviteteve që po realizon sot ka vizituar komunën e Çashkës ku ka ndarë 900 çanta me paisje shkollore, shkruan Top24
“Sot kemi dhuruar për nxënësit e Çashkës 900 pako me mjete shkollore. Jam i gëzuar për dy arsye, e para që tanimë prona dhe mallrat e konfiskuar nuk kalben e prishen nëpër depo si në të kaluatën, por ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve dhe institucioneve ku poashtu janë në interes të qytetarëve. E dyta duam të përcjellim mesazhin se prona e shtetit dhe çdo pasuri e shtetit është e vetë qytetarëve dhe përmes këtyre aksioneve, investimeve e formave të tjera duhey të kthehet në interes dhe dobi të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë me projekte të këtilla sepse ky është obligimi jonë, përgjegjësi e jona dhe ne këtë ua kemi premtuar qytetarëve dhe sot vetëm se po kryjmë detyrimin tonë.” u shpreh drejtori Nebiu.




https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0HqYue1UcFuoqhZZUMF6y5AHtzvdKMwRQBeEJhEMGWie3zUg72Kc88GR6JX7rE3ypl&id=100000684384618&mibextid=Nif5oz
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02H7cYcCQ6AtxhYjn58rZufa4eoE8ETuKS7g7bBQYSAkxvfscCeJ1Z2RztHpwhFw8Pl&id=100000684384618&mibextid=Nif5oz



