LajmeMaqedoniTopLajm

Driton Nebiu e njoftoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski për punët e realizuara dhe sfidat me të cilat përballet kjo drejtori

Drejtori i Agjencionit për menaxhimin e pronës së konfiskuar Driton Nebiu, sot ka pasur takim me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski, ku nga afër e ka njoftuar kryeministrin për të gjitha aktivitetet që ka realizuar në periudhën e kaluar, për të gjitha sfidat dhe mangësitë me të cilat po përballet Agjencioni. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për punën e bërë dhe shprehu fjalë inkurajuese për të vazhduar me ritëm edhe më të mëdh deri në realizimin e të gjitha qëllimeve të parapara të Agjencionit, si dhe theksoi gatishmërinë që qeveria e RMV-së do të mbështesë gjithmonë Agjencionin në zbatimin e procedurave që kanë filluar dhe në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close