LajmeSport

“Dritë” jeshile nga infermiera, Ibrahimovic gati të bashkohet me skuadrën

Tomori dhe Ibrahimovic po, Bennacer dhe Maignan jo.

Kjo, me pak fjalë është situata e lojtarëve të dëmtuar në shtëpinë e Milan-it.

Mbrojtësi dhe sulmuesi kanë shanse për t’u grumbulluar për ndeshjen kundër Torino-s të premten në mbrëmje, ndërsa mesfushori Bennacer dhe portieri Maignan vështirë se do të jenë të disponueshëm në këtë muaj, pra duke humbur edhe takimin e Champions League kundër Tottenham më 14 shkurt.

Ajo që përbën lajm është se, Zlatan Ibrahimovic mund të grumbullohet për herë të parë këtë sezon të enjten.

Suedezi u stërvit të martën me grupin dhe prania e tij në stol do të tingëllonte gjithashtu si një sinjal i rëndësishëm për skuadrën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close