LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori parë shqiprë i fondit për punësim Abdush Demiri jep lajmin për të papunët

Drejtori i parë shqiptarë i Entit për Punësim, Abdush Demiri, sot përmes profilit të tij në FB ka njoftuar rreth formës së rregullimit të dokumentacionit për personat e pa punë, personat që kërkojnë punë. Ja postimi i tij në FB.
Njoftim
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon të gjithë personat e papunë se sipas rregulloreve ligjore është e nevojshme që t’i përmbahen afatit të regjistrimit të rregullt çdo 30 ditë për të papunët (punëkërkuesit aktivë) dhe regjistrimi i rregullt çdo 6 muaj për personat e tjerë që kërkojnë punë (punëkërkuesit pasivë).
Ju kujtojmë se personat e papunë të cilët nuk do ta përmbushin këtë detyrim ligjor brenda 30 ditëve pas skadimit të afatit të paraqitjes, do të fshihen nga evidenca e personave të papunë dhe të njëjtit mund të regjistrohen përsëri pas skadimit të një viti dhe shfrytëzuesit e të drejtave të bazuara mbi papunësinë i humbin të drejtat.
Gjithashtu ju rikujtojmë se gjatë paraqitjes është e detyrueshme të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, dmth mbajtja e maskave mbrojtëse është e detyrueshme dhe qëndrimi në largësi të përshtatshme nga njerëzit tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close