
Drejtori i drejtorisë së mallrave të konfiskuar Driton Nebiu në vazhdën e aktiviteteve në krye të kësaj drejtorie gjatë ditës së sotme është takuar me Snezhana Jovçevska, nga Departamentit për mallra të konfiskuara nga Drejtoria e doganave, shkruan Top24
Nebiu dhe Jovçevska diskutuan për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për mallrat e sekuestruara të cilat ende nuk i janë dorëzuar Agjencisë dhe që Agjencia të njoftohet në baza ditore për mallrat e reja të sekuestruara përkohësisht, me qëllim të veprimit dhe zbatimit të njëjtë në kohë, të procedurave në përputhje me ligjin



