
Drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka mbajtur konferencë për media një ditë pasi në fabrikë u zhvillua një aksion inspektues, duke sqaruar rrethanat që çuan në pezullimin e përkohshëm të prodhimit.
Drejtori i Qumështores “Vita”, Artan Spahija tha sot se qumështorja, e cila të enjten mori vendim për pezullimin e punës pas një inspektimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është e gatshme t’i rikthehet punës që sot.
Por, në mënyrë që qumështorja t’i rikthehet punës dhe grumbullimit të qumështit nga fermerët, Spahija kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që t’i publikojë rezultatet e mostrave të marra nga qumështi “Vita”.
“Desha të ju njoftoj se vendimin për pezullimin e punës nuk e ka marrë ministria. Këtë e kemi marrë ne si bord. Arsye për këtë është që janë marrë mostrat e qumështit Vita me pretendimin e analizës. Ne ju kemi thënë dhe i bëjmë apel [Ministrisë] që sa më shpejt që munden t’i publikojnë analizat dhe ne jemi të gatshëm që nga sot, ose nesër të fillojmë grumbullimin e qumështit”, tha Spahia.
“Që nga 17-18 prill i kanë rezultatet por nuk po dojnë me i bë publike, i kanë rezultatet edhe dje dhe i lustim t’i bëjnë sa më parë publike dhe të dalin me rezultatet konkrete, sepse ne jemi të bindur se Vita është 100% qumësht Kosove, nuk ka të bëjë asnjë komponent tjetër”, tha ai.
“Unë po i bëj lutje AUK-ut që ta qesë vendimin, ne i kemi monstrat nëse kanë vendim tjetër sepse ne jemi të bindur se qumështi vita është 100% qumësht Kosove”./Periskopi



