LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i Statistikave, Simovski: Ne nuk jemi policë të dimë nëse regjistruesit meren me punë kriminale

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, për Plusinfo ka deklaruar se nuk mund të dinë të kaluarën dhe me atë se me çfarë meren regjistruesit të cilët do të angazhohen për regjistrimin e popullsisë, informon Zhurnal.

Ky reagim vjen pasi nga VMRO-DPMNE akuzuan se njëri prej regjistruesve qenka arrestuar në Gërçec pas aksionit të policisë me titullin “Mali”.

Simovski shprehet se ata meren me statistika dhe nuk janë policë që të dinë se ndonjëri prej regjistruesve meret me krim.

Simovski sqaron se zgjedhja e regjistruesve bëhet përmes konkursit publik dhe se ligji për regjistrim lejon të aplikojë çdo kush që përmbushë kushtet.

“Si të dimë ne nëse ndonjë prej regjistruesve meret me punë ilegale? Të gjithë qytetarët e interesuar paraqiten në konkurs, ndërsa kushtet janë të jetë shtetas i vendit, të jetë mbi 18 vjeç, të ketë mbaruar shkollën e mesme, të mos jetë në marrdhënie pune. Fundja ne këto njerëz i angazhojmë përkohësisht dhe nuk i punësojmë. A duhet çdosecilin regjistrues ta pyesim se me çfarë meret? Ne meremi me statistika dhe nuk jemi policë”, deklaroi Simovski.

Ai shprehet se nuk do të përmbushë dëshirën e VMRO-DPMNE-së për dorëheqje sepse nuk ka thyer asnjë ligj.

Sa i përket laptopëve, SImovski njoftoi se të gjithë regjistruesit i kanë kthyer laptopët pasi regjistrimi u shtye për në shtator

Related Articles

Back to top button
Close
Close