
Drejtori i bibliotekës Nacionale të Maqedonisë së Veriut, “Kirili dhe Metodi”, Rametulla Kuçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë ku ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Hungarise “Sechenyi” me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim që përfshin shkëmbimin e botimeve ndërmjet dy institucioneve, bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit, organizimin e përbashkët të ekspozitave, konferencave shkencore si dhe zbatimin e programeve të shkëmbimit profesional të bibliotekistëve në fushën e digjitalizimit, shkruan Top24
“Gjatë vizitës zyrtare në Bibliotekën Kombëtare të Hungarise “Sechenyi” në Budapest, me drejtorin z.David Roza, nënshkruam Marrëveshje bashkepunimi që përfshin shkëmbimin e botimeve ndërmjet dy institucioneve, bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit, organizimin e përbashkët të ekspozitave, konferencave shkencore si dhe zbatimin e programeve të shkëmbimit profesional të bibliotekistëve në fushën e digjitalizimit.”



