LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i BDI-së ia kthen selamin Ruskosës,nuk lejoj të shpiken lëndë për qejf dikuj

Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi në një intervistë për “Fokus” flet për punën e deritanishme si dhe bashkëpunimin me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion si dhe për lëndët aktuale.  Ai tha se ndjehet i befasuar me deklaratat e prokurores Villma Ruskoska për mungesë të bashkëpunimit.  Ai tha se varet nga kryeministri Zaev, nëse do të emërohet sërish në krye të kësaj Drejtorie. Ne duhet të bashkojmë forcat me policinë gjyqësore dhe Prokurorinë Publike, me të cilat linearisht jemi në të njëjtën anë, të bashkohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse nuk ka kohezion midis nesh, mund të konkludoj se kjo shkon në favor të autorëve të krimeve, dhe jo në dobi të shtetit dhe qytetarëve. Kurdoherë që ata kanë pasur nevojë për burimet tona, ne i kemi vënë ato në dispozicion të Prokurorisë. Profili i inspektorëve në Drejtorinë e Policisë Financiare është i njëjtë si para vitit 2019, dhe tani nuk mund të thuhet se atëherë kanë qenë të zellshëm, ndërsa tani nuk janë. Drejtoria e Policisë Financiare në çdo rast që është nën kompetencat tona vepron në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale dhe Kodin Penal, në korrelacion me Ligjin për Policinë Financiare dhe unë kurrë nuk do të lejoj që me urdhër ose kërkesë të dikujt të forcojmë ose të shpikim ndonjë lëndë, sepse ato kohëra me #tefterë” kanë mbaruar.”, ka thënë mes tjerash Muaremi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close