LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori FSPIMV, Arsim Hasani takon drejtorët e FSSHMV Asaf Abduramani dhe Magdalena Grashlovska

Sot, në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, drejtori i Fondit të SPIMV-së Arsim Hasani mori pjesë në një takim pune me drejtorët e FSSH-së Magdalena Grashlovska dhe Asaf Abduramani.
Në takim u diskutua për zgjidhjen e problemeve në disa njësi rajonale ku të dy institucionet ndajnë objekte të përbashkëta.
Shfrytëzimi i hapësirave të përbashkëta në disa njësi rajonale në mbarë vendin, vështirëson funksionimin e institucioneve, posaçërisht në pjesën e investimit dhe përmirësimit të kushteve të punonjësve si dhe në lehtësimin e qasjes së shfrytëzuesve të shërbimeve tona.
Fondi i SPIMV dhe Fondi i SSHRMV-së ranë dakord që të formojnë një grup punues me përfaqësues nga të dyja palët, të cilët në periudhën e ardhshme do të kryejnë analiza në terren për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen të dy institucionet dhe gjithashtu të gjendet zgjidhje për tejkalimin e vështirësive në funksionimin e përditshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close