KulturëLajmeMaqedoni

Drejtoresha e Galerisë së Arteve në Tetovë ndanë shtatë vendime pune

Të hënën më 22.12.2025, I.N. Galeria e Arteve Tetovë, pas procesit të përzgjedhjes nga komisioni i caktuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, U.D. Drejtoresha Arbenita Meta, nënshkroi 7 vendime pune me kohë të pa caktuar në Galerinë e Arteve Tetovë.
Me këto punësime, Galerisë së Arteve Tetovë iu shtuan 7 profesionistë të rinj, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e programeve artistike dhe avancimin e misionit kulturor të institucionit.
Ky hap përfaqëson angazhim konkret për rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe efikasitetit në punë, në shërbim të artit, kulturës dhe komunitetit artistik.
I urojmë stafit të ri suksese dhe bashkëpunim të frytshëm në realizimin e vizionit dhe misionit kulturor të institucionit tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close