LajmeMaqedoniTopLajm

Dragan Ilievski u.d drejtor i ri i kopshtit zoologjik në Shkup

Dragan Ilievski është u.d drejtor i ri i Kopshtit zoologjik -Shkup, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ilievski vjen në pozitë pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së mëparshëm drejtorit Kristijan Stamenov.

Paraardhësi i Ilievskit, Stamenov, u shkarkua pasi policia, gjatë një vizite në kopshtin zoologjik, pas informacioneve të marra më parë, i gjeti ata duke përgatitur ushqim nga kuajt (12 kuaj dhe një mushkë) të cilat i therën në vend për ta përdorur mishin si ushqim për kafshët e egra.

Për këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal kundër gjashtë personave, përfshirë Stamenovin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close