
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme në New York, rreth luftës në Ukrainë, teksa Serbia i doli kundër Putinit, transmeton Gazeta Metro.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë ku është diskutuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe është votuar edhe për dënimin e agresionit rus.
Gjithsej 141 shtete duke përfshirë edhe Serbinë votuan për dënimin e agresionit rus në shtetin ukrainas, ndërsa vetëm 5 vende, Siria, Eritrea, Rusia, Korea e Veriut dhe Bjellorusia mbështetën agresionin rus duke votuar kundër rezolutës. Ndërsa 35 shtete abstenuan.
Vucic që nga fillimi i konfliktit ishte mes dy zjarreve, pasi që ishte në presion të madh nga Perëndimi për t’i dalë kundër veprimit rus për të filluar luftë në Ukrainë. Më në fund, Serbia e qartësoi qëndrimin e saj.
Përndryshe, Serbia nga shumë cilësohej si neutrale apo edhe mbështetëse e vetme e Rusisë në Europë, përveç Bjellorusisë./gazetametro.net



