LajmeMaqedoniTopLajm

Dorëhiqet drejtori ekonomik në spitalin e Tetovës, Artan Etemi

Ngjarja tragjike që ndodhi ditë më parë në qytetin e Tetovës, akoma është prezente në jetën e çdokujt nga ne.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Ashtu si u paralajmërua ditë më parë, i pari që merr përsipër të jap dorëheqje si akt morale, është drejtori ekonomik në spitalin e Tetovës, Artan Etemi.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook shkruan se: “Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.

Në shkrimin e tij Etemi potencon se do të qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.

Kujtojmë që në këtë rast të rënd që ndodhi në qytetin e Tetovës, jetën e kanë humbur 14 persona.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.

Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close