BotaLajmeTopLajm

Dokumentet e klasifikuara të Pentagonit : Serbia është pajtuar ta armatosë Ukrainën

Serbia, shteti i vetëm në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, është pajtuar që të furnizojë me armë Kievin dhe veçse ka dërguar armë atje, thuhet në dokumentet e klasifikuara të Pentagonit. Dokumenti, që është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe “ndihma vdekjeprurëse” ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara që janë publikuar në internet javëve të fundit, në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite. Në to thuhet se Serbia ka refuzuar që të ofrojë trajnim për forcat ukrainase, por është zotuar për t’i dërguar ndihmë vdekjeprurëse ose veçse i ka dërguar furnizime. Në dokument po ashtu u tha se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për t’i dërguar armë Ukrainës në të ardhmen. Dokumenti është shënjuar me “sekret” dhe “NOFORN”, duke ndaluar shpërndarjen e tij në shërbimet e huaja të inteligjencës dhe tek ushtritë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close