Rajon

Do ti ju tregojmë të vendeve se si të rriten ekonomikishr thotë i dërguari Grenell

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se pjesa më e mirë e kësaj marrëveshje është krijimi i vendeve të punës.

Grenell ka thënë se do t’i tregojmë dy vendeve si të rriten ekonomikisht.

“Të gjithë e dinë që politikisht kemi pas ngecur në këtë temë për dekada, dhe shumë herë për gjëra simbolike. Ajo që presidenti Trump bëri që nga fillimi, tha “le ta ndryshojmë, ta vendosim ekonominë në fillim”. Nuk mund të paguash qiranë dhe blesh ushqim me simbolizëm, por mund t’i bësh kur ke punë. Ajo që tha Trump në fillim ishte “t’i japim atyre një shije të “ekonomisë Trump”, t’i tregojmë si të rriten ekonomikisht në industri. Le ta shikojmë nëse zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës t’i shkëpusë nga gjërat politike. Pjesa më e mirë e kësaj marrëveshje do të jetë në vitin e ardhshëm, ku do të ketë krijim të vendeve të punës. Pas një viti na gjykoni për procesin politik”, tha Grenell.

Kujtojmë, që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot me 4 shtator marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close