MaqedoniTopLajm

Dje janë vaksinuar 4.797 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

“Janë aplikuar gjithsej 1.605.913 doza të vaksinës, 774.464 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 27.298 qytetarë.
Dje gjithsej janë vaksinuar 4.797 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 734 qytetarë. Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.187 qytetarë”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje njoftojnë se 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash.

“38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close