LajmeMaqedoni

Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

Nesër është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut – 8 maji, dita e zgjedhjeve.

Ja sa ditë jo pune kanë mbetur deri në fund të vitit:

Në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 21/98 dhe 18/07), ditët jo pune në vitin 2024 janë:

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut:

24 maj (e premte) “Sht. Kirili dhe Metodi” ,
2 gusht (e premte), Dita e Republikës,
8 shtatori (e diela), dita e pavaresise, pra 9 shtatori (e hene) eshte dite jo pune.
11 tetor (e premte), Dita e Kryengritjes Kombëtare,
23 tetor (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e diel), “Sht. Kliment Ohri”, gjegjësisht 9 dhjetori (e hënë) është ditë jopune.

Për qytetarët e besimit ortodoks

21 qershor (e premte), Dita e Gjithë Shpirtrave, e Premte para Ditës së Gjithë Shpirtrave,
28 gusht (e mërkurë), Shën Mëria (Nënës së Madhe të Zotit).

Për qytetarët e besimit katolik

1 Nëntor (e premte), Dita e Gjithë Shenjtorëve,
25 dhjetor (e mërkurë), dita e parë e Krishtlindjeve.

Për qytetarët e besimit mysliman

16 qershor (e diel), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar

22 Nëntori (e premte), Dita e Alfabetit Shqip

Për qytetarët që i përkasin komunitetit vllah

23 maji (e enjte), dita kombëtare e vllehëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit hebre

12 tetor (e shtunë), Yom Kippur, dita e parë e Yom Kippur

Për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak

28 shtatori (e shtunë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk

21 dhjetor (e shtunë), dita e mësimit të gjuhës turke.

Related Articles

Back to top button
Close
Close