LajmeMaqedoni

“Ditë e hapur” në UNT/ Maturantët më të interesuar për drejtimet juridike

Shumica e maturantëve sot u drejtuan drejt universitetit “Nënë Tereza”, në Shkup, ku u prezentuan programet studimore që ofron ky universitet.

Maturantet tani më veçse kishin vendosur për drejtimin e tyre, preferencat e tyre i kishin gjetur në këtë fakultet.

“Sot kemi ardhur këtu në këtë fakultet për të parë disa drejtme, unë kam vendosur të jem në drejtimin e dizajnit modelimit për arsyeje se më pëlqen modelimi, më pëlqen veshja artët dhe të gjitha pjesë që kanë të bëjë me artë”, tha një maturante.

“Të mira. Unë çfarë kam vendosur është Biokimia”, tha një maturante.

“Për momentin jam edhe në mendime për shkak që jam në mes dy fakulteteve arkitekturës dhe dizajnë mode dhe sot erdha këtu për të dëgjuar më shumë për dizajnë modën të marrë më shumë informacione”, tha një maturante.

Prorektori i këtij universiteti thotë që qëllimi i ditës së hapur mbetet që nxënësit e shkollave të mesme të njoftohen për së afërmi me programe qëë ofron ky universitet.

“Qëllimi i kësaj dite të hapur është që studentët potencial dhe nxënësit e shkollave të mesme të njoftohen për së afërmi. Min 01:20 Ashtu siç e dini edhe juve është koha shumë e eletimuar në pjesën e prezentimit të programeve studimore këtu i kemi të ndara në fakultete, secili grup i studentëve të cilët kanë nevojë për të marrë informacione shtesë në pjesën e përzgjedhjes  dhe karrierës së tyre të ardhëshme të kenë aftësi qoftë në aspektin e amfiteatrit ku do të mbahet ligjerata, puntorinë që do shohin, pjesë e profesoratit të njihen për së afërmi”, tha Bunjamin Bela.

Sipas Belës interesimi më i madh i studentëve mbetet në shkenca sociale në fakultetin ekonmik, juridik. Ndërkaq Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot numëron 8 fakultete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close