LajmeMaqedoni

Dita e pavarësisë – 32 vite shtet i pavarur dhe sovran

 

Me moton “Lajmëtar i Lirisë”, me disa aktivitete, të organizuara nga Qeveria, sot shënohet Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori. Janë paralajmëruar vizita falas në muzetë dhe galeritë e artit dhe në objektet arkeologjike në të gjithë vendin, ushtrime demonstruese taktike dhe ekspozitë e njësive të Armatës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktivitete sportive në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, programe kulturore dhe artistike…

 

Aktivitetet filluan mbrëmë në Shkup me një akademi formale me temë “32 vjet pavarësi”, në të cilën foli kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

Në kuadër të shënimit të 32 vjetorit nga shpallja e Pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u pranua si anëtari i 181-të me të drejta të plota i Organizatës Botërore. Për shkak të kundërshtimit dhe presionit të Greqisë, e cila nuk e pranoi emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në OKB ishte nën referencën e përkohshme: Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

 

Përgjatë 32 viteve të ekzistencës së pavarur, shteti kaloi një sërë problemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve ’90, embargoja greke, kriza e refugjatëve në Kosovë dhe konflikti i vitit 2001 ishin sfida dhe kërcënime reale për shtetin e ri maqedonas që ia ngadalësuan rrugën.

 

Mosmarrëveshja me Greqinë për emrin, pas shumë vitesh bisedime nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, u zgjidh përfundimisht më 17 qershor të viit 2018 në Prespë me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve. Me këtë u hap rruga e vendit drejt NATO-s dhe BE-së. Më 27 mars të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Si vend kandidat për anëtarësim në BE prej 18 vitesh, me rekomandimin e parë për fillimin e negociatave në vitin 2009, vendi tani përballet me një bllokadë nga Bullgaria. Ka filluar procesi për ndryshimin e Kushtetutës, i cili është kusht që Bullgaria të heqë veton për vazhdimin e procesit të negociatave me Unionin. Në mënyrë që vendi të fillojë hapjen e klasterave në negociatat me BE-në, Sofja kërkon që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë. Në Kuvend muajin e kaluar filloi seanca plenare për miratimin e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, por për shkak të shumicës së nevojshme prej dy të tretave, për të cilën qeveria nuk ka mbështetjen e opozitës, vazhdimi do të mbahet, siç paralajmërohet, kur krijohen kushtet e duhura.

Shteti e feston ditëlindjen e tridhjetë e dytë me shkallë të papunësisë prej 13,1 përqindëve, rritje të BPV-së prej 2,5 për qind, neto pagë mesatare neto prej 36.527 denarëve dhe inflacion prej 8,3 për qind

Related Articles

Back to top button
Close
Close