LajmeMaqedoniTopLajm

Dita botërore e mësuesit, Carovska: Të gjithë kemi nga një mësues hero

Në ditën Botërore të Mësuesit Ministrja e Arsimit Milla Carovska falëndëroi të gjithë mësimdhënësit, duke përkujtuar kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor.

Carovska tha se çdo nxënës gjithnjë ka nga një mësimdhënës model, duke kujtuar edhe mësimdhënësit e saj, sidomos ata të gjuhës amtare. Ministrja tha se arsimtarët na mësojnë edhe për tolerancë dhe respekt. “Është ditë e veçantë, ngaqë kjo datë për herë të parë po shënohet në kushte të jashtëzakonshme. Tani arsimtarët kanë dyfish më shumë obligime dhe kanë dëshmuar se gjithnjë mund t’ia dalin mbarë, me çfarëdo lloj mësimi”, deklaroi Carovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close