LajmeSport

Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli Kampionatin Evropian, duke marrë dy fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.

Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si Osaekomi.

Pas kësaj fitore, xhudistja jonë ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.

Në anën tjetër, Flaka Loxha është eliminuar në luftën e parë pas humbjes nga kroatja Tihea Topolovec, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close