
Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve, të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.
Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.



