LajmeSport

Disfata nga Spanja në Botëror, Mbappe pranon dështimin: Nuk kishim përbërësit e duhur për të shkuar në finale

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, nuk i fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke pranuar se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e kërkuar për të siguruar një vend në finale.

Në një intervistë për M6, sulmuesi i Real Madridit deklaroi se Franca dështoi si nga ana taktike, ashtu edhe teknike.

“Mendoj se nuk zhvilluam ndeshjen që donim, as taktikisht, as teknikisht dhe as për sa i përket nivelit tonë të përgjithshëm. Kur nuk bën atë që duhet në një gjysmëfinale të Botërorit, nuk fiton.”

Mbappé foli për një zhgënjim të madh, duke pranuar se “Blutë” bënë shumë gabime teknike gjatë ndeshjes.

“Spanja ndoqi planin e saj, atë për të cilin njihet: një skuadër që mban topin dhe kontrollon ritmin e lojës. Ne donim t’i ushtronim presion lart për të mos i lejuar të vendosnin ritmin e tyre, sepse ata janë më të mirë se ne në kontrollin e lojës. Dhe nuk ia dolëm.”

Sulmuesi francez theksoi gjithashtu se mesfushorët spanjollë Rodri dhe Fabián Ruiz patën shumë liri në ndërtimin e lojës, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.

“Nga ana teknike, pasimet dhe prekjet tona të para nuk ishin në nivelin e një gjysmëfinaleje të Kupës së Botës. Për ta thënë objektivisht, nuk i kishim përbërësit e nevojshëm në fushë për të arritur në finale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close