LajmeSport

Disfata ndaj Bodo/Glimt lë shenjë, Inter në emergjencë në sfidën ndaj Lecce

Interi del me kocka të thyera nga transferta e Bodos me një humbje 3-1 të pastër, të rëndë dhe të merituar. Pas një pjese të parë ku goli i Esposito i kishte dhënë drejtim ndeshjes, pritej që zikaltrit të kthenin ndeshjen në krahun e tyre në pjesën e dytë.

Por në fakt qasja e skuadrës së Chivu në 45 minutat e dyta ishte krejtësisht për t’u harruar, sidomos për gabimet e shumta për të cilat fusha me bar sintetik(që nuk ishte në kushtet optimale) nuk mund të jetë justifikimi i vetëm.

Interi në mbrëmjen e Bodos duket se ra sërish te zakonet e vjetra; shpërqendrim dhe nënvlerësim i kundërshtarit. Pas një pjese të parë të luajtur në nivel të pranueshëm, zikaltrit u relaksuan duke menduar se e kishin kaluar furtunën; edhe me një barazim, sfida e kthimit në Meazza do të kishte lënë ndjesi të tjera. Por në fakt mali për t’u ngjitur në aktin e dytë do të jetë i lartë. Përmbysja do të jetë e vështirë por jo e pamundur dhe të parët që e shfaqën këtë bindje u duk se ishin futbollistët e Interit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close